Bilanci flet në favor të skuadrës së Inzagit, ja arbitri që do të vendosë drejtësi në Inter-Atalanta

Do të jetë Daniele Orsato ai që do të vendosë drejtësi në sfidën e nesërme mes Interit dhe Atalantës në kampionat.Arbitri i ka gjykuar zikaltrit 32 herë duke numëruar 13 fitore, 12 barazime dhe 7 humbje, ndërkohë që në 29 ndeshjet që ka gjykuar Atalantën numëron 11 fitore, 11 humbje dhe 7 barazime, me bilancin që flet dukshëm në favor të skuadrës së Inzagit.