Siç raporton “Sportmediaset”, Milani mund të punojë shumë në tregun e transfertave me parametra zero. I fundit që po monitorohet nga Maldini dhe Masara do të ishte ai i Juri Tilemans. Mesfushori belg sapo ka përfunduar kampionatin me Lesterin dhe ka rënë një kategori më poshtë.
I lindur në vitin 1996, kontrata e tij është gati të skadojë dhe mund të jetë një mundësi e artë për tregun e ardhshëm të merkatos. Nuk ka gjasa që Tielemans, pas rënies nga kategoria, të mund të kthehet sërish te “dhelprat”, ndaj mundësia e kalimit te kuqezinjtë për momentin përbën diçka më shumë se një sugjestion merkatoje.
KONFIRMOHET KAMADA – Fitorja me Juventusin ka certifikuar kualifikimin e Milanit për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve dhe me siguri që diçka e tillë e bën klubin më tërheqës për shumë lojtarë.I pari që ka besuar të ky projekt është Daiçi Kamada. Sipas gjermanëve të “Sport1”, japonezi ka arritur akordin me kuqezinjtë, duke firmosur për pesë vitet e ardhshme me 3 milionë euro në sezon. 26-vjeçarit i përfundon kontrata me Frankfurti më 1 korrik dhe do ta largohet si lojtar i lirë, duke kaluar 19 herë kampionët e Italisë.