Frymëzim për shumë gra”/ Gjithë sytë tek aktorja 65-vjeçare, vëmendjen e morën…

Aktorja e famshme amerikane, Andie MacDowell, ka marrë gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj në Festivalin e Filmit në Kanë.Teksa shumë kolege të 65-vjeçares ndjekin trendet e fundit, ajo u shfaq e thjeshtë me flokët e saj të thinjura.MacDowell më herët ka zbuluar se gjatë karantinës kishte vendosur që të mos lyente më flokët. Ajo donte ta pranonte veten ashtu siç është.

Për premierën e filmit “The Old Oak” në Festivalin e Kanës, ajo zgjodhi një krijim të stilistes italiane, Alberta Ferretti, ndërsa paraqitjen e kompletoi me grim të thjeshtë.

Disa nga komentet e fansave ishin: “Ti je frymëzim për shumë gra”, apo “Ajo është prova se bukuria nuk varet nga mosha”.

Pak muaj më parë, në një bisedë me gazetaren Katie Couric, Andie tha se është lodhur duke u përpjekur të duket e re. Aktorja u shpreh asokohe:

“Është e vështirë të jesh person i moshuar duke u përpjekur të jesh i ri. Duhet shumë përpjekje. Nuk mundem. Plakja është një realitet dhe nuk mund të ndalet. Do të ndodhë”.