Kasano vazhdon “luftën”: Alegri po bën një lojë m**i, nuk largohet pa u shkarkuar

Kritikat e Antonio Kasanos janë të shumta dhe në emisionin ku nuk mungon asnjë herë në “BoBo TV”, ish-sulmuesi ka kritikuar sërish Juventusin ndërkohë që nuk i ndal as sulmet për trajnerin Masimiliano Alegri.

Kasano është i bindur se Alegri nuk mund të bëjë asgjë dhe se duhet dikush tjetër që mund të ndryshojë Juventusin. Ai shton se nëse bardhezinjtë duan të qëndrojnë me Kasanon, atëherë duhet të bëjnë një skuadër që të dinë vetë si të luajnë pa pasur nevojë për trajner.

“Me shumë mundësi Alegri nuk largohet por do ta largojnë. Juventusi nuk mund të bëjë këtë lojë m**i. Dhe unë do të thoja se Italiano është i duhuri për në stol. Juventusi ka një skuadër të fortë dhe së bashku me Interin, nuk mund të bëjë këtë lloj figure.

Ai do që të qëndrojë dhe kështu thotë, por a do ta mbajë Juventusi. Unë do ta çoja në shtëpi. Ta rifillosh me të, duhet të esh një skuadër mbresëlënëse ku futbollistët e bëjnë gjithçka vetë. Alegri është duke përhapur thashetheme nëpërmjet shërbëtorëve të tij besnikë”, u shpreh Kasano.