Finalja e Ligës së Europës/ Toti: Shpresoj që fati të mos jetë me Seviljan, dua triumfin e Romës

Françesko Toti shpreson në suksesin e dytë radhazi në Europë për Romën edhe pse e di se përballë Seviljes nuk bëhet shaka, duke njohur historinë e tyre.Gjithsesi, ish-kapiteni legjendar i verdhekuqve shpreson që fati ta lëshojë për një natë skuadrën e Mendilibarit dhe në fund të jetë Roma ajo që do të triumfojë: “Kur luan në Ligën e Europës dhe gjen përballë Seviljen, të gjitha skuadrat jam i bindur se kanë një ngërç psikologjik, duke parë se si i ngjit suksesi në këtë turne spanjollëve. Ata kanë luajtur 6 finale dhe i kanë fituar të gjitha, ndonëse futbolli është edhe pak fat dhe gjithmonë vjen një moment që ai të lëshon dhe unë shpresoj që të jetë në mbrëmjen ndaj Romës”.