Joan Laporta ka pasur një takim me disa tifozë dhe nuk kanë munguar fotot e videot me ta, ndërkohë që pyetjet në lidhje me të ardhmen e Mesit kanë qenë të shumta.
Megjithatë, Laporta ka preferuar që të mos japë një përgjigje konkrete. Ndërkohë, një nga tifozët e ka pyetur presidentin në lidhje me argjentinasin duke i bërë edhe video me telefon, por presidenti i ka marrë telefonin duke e futur në xhep. “Tani do e shihni ju”, i thotë Laporta tifozit kur i merr telefonin.
Pas pak sekondash, ai ia ka rikthyer sërish dhe i është përgjigjur se do të jetë e vështirë që Mesi të rikthehet. “Është e vështirë. Do të doja edhe unë. Ato që bëjnë aq sa munden, nuk janë të detyruar që të bëjnë më shumë”, u shpreh Laporta.