Tifozi propozon Murinjon, De Laurentis: Kam gabuar vetëm një herë në jetë, të gjithë trajnerët në Europë po presin

Titulli kampion pas 33 vitesh nuk i mjaftoi Spaletit për të qëndruar në krye të Napolit dhe për largimin e tij mungon vetëm komunikata zyrtare nga klubi. Tashmë nuk është sekret që De Laurentis është në kërkim të një trajneri dhe ka pasur telefonata e biseda të shumta për emrin e ri që do të jetë në krye të stolit.

Me anë të një video-telefonate ka qenë një tifoz që i ka kërkuar presidentit që në krye të stolit të jetë Murinjo. Megjithatë, De Laurentis e ka hedhur poshtë diçka të tillë menjëherë duke shtuar se ka gabuar vetëm një herë në zgjedhjen e trajnerëve.

“Murinjo? Vetëm një herë kam gabuar në zgjedhjen e trajnerit. Në fakt janë dy herë, por herën e dytë ishte vetë trajneri që donte të vinte (duke iu referuar Donadonit). Ju nuk e dini si janë dhomat e zhveshjes dhe e keni të lehtë të propozoni emra por ne do të shohim alternativën më të mirë.

Në javën e fundit kam marrë mbi 20 kërkesa nga të gjithë trajnerët në Europë për të qenë në krye të Napolit, por po i shoh me qetësi dhe pastaj do të vendosim”, u shpreh De Laurentis.