Është diçka që ndodh rrallë në jetë”, Guardiola pas tripletës: Ky ishte viti jonë!

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola ka dhënë një intervistë për gazetën argjentinase “Olé”. Pas 12 viteve, ai ka arritur të fitojë sërish trofeun me “veshë të mëdhenj”.Si u ndjeva? Nuk e di, asgjë e veçantë. Mendova të flija, madje nuk piva shumë gjatë festimeve, kisha ndërmend të pushoja. E vërteta është se unë jam i lumtur për kaq shumë gjëra që më vijnë në mendje. Liga e Kampioneve është një kompeticion shumë i vështirë për t’u fituar, ne të gjithë e dimë këtë, dhe është diçka që ndodh rrallë në jetë, kështu që ta fitoja përsëri dhe në këtë klub që më ka mirëpritur kaq mirë është diçka shumë e bukur. Këtë vit ishte radha jonë dhe kështu ndodhi”.