Tre persona u vranë dhe tre të tjerë mbeten të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shtëpi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Sipas autoriteteve policore, të shtënat ndodhën në qytetin e Maryland, pas një konflikti të çastit mes personave të përfshirë.Duke mos dhënë shumë detaje për marrëdhëniet mes viktimave, zyrtarët policorë treguan se të vrarët varionin nga mosha 20 deri në 50 vjeç. Sipas tyre, ende nuk është përcaktuar një motiv i fortë për këtë ngjarje. Makina të shumta policie janë parë në zonën e banimit ku kanë ndodhur të shtënat në jug të qendrës së qytetit.