Rusia ‘e pamëshirshme’/ Sulmon gjatë natës me breshëri raketash pallatin në Ukrainë, 3 të vdekur 25 të plagosur

Sulmi raketor i Rusisë në një ndërtesë pesëkatëshe në Kryvyi Rih të Dnipropetrovsk Oblast la të paktën tre të vrarë dhe 25 të plagosur. Sipas mediave vendase, 19 nga 25 civilë të plagosur janë dërguar në spital. Alarmet për sulm ajror u aktivizuan në të gjithë Ukrainën në orët e para të 13 qershorit.Diku tjetër në qytet, shtatë persona u plagosën gjatë të njëjtit sulm që synonte infrastrukturën civile. Lysak paralajmëroi se njerëzit mund të jenë ende të bllokuar nën rrënoja, shkruajnë mediat e huaja. “Më shumë raketa terroriste, vrasës rusë vazhdojnë luftën e tyre kundër ndërtesave të banimit, qyteteve të zakonshme dhe njerëzve. Fatkeqësisht, ka të vdekur dhe të plagosur,” tha Presidenti Volodymyr Zelensky pas sulmit, duke shtuar se operacioni i shpëtimit në Kryvyi Rih vazhdon.

Ngushëllimet e mia për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre! Terroristët nuk do të falen kurrë dhe ata do të mbajnë përgjegjësi për çdo raketë që lëshojnë,” përfundoi Zelenskyy.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha në përditësimin e tij të mëngjesit se forcat ruse përdorën 14 raketa lundrimi X-101/555, 10 prej të cilave u shkatërruan nga mbrojtja ajrore e Ukrainës. Rusia ka lëshuar gjithashtu katër drone Shahed të prodhuar nga Irani.