Duket se PSG-ja ka gjetur zgjidhje në sulm për të zëvendësuar Leo Mesin. Siç bëjnë me dije mediat, klubi francez ka gjetur akordin me sulmuesin e Majorkës, Kang-In Li.
Koreano-Jugori ka bërë një sezon të shkëlqyer në Spanjë, duke dhënë paraqitje fantastike në krah të Vedat Muriqit.
22-vjeçari pritet të jetë transferimi numër katër i PSG-së këtë sezon, pas Asensios, Ugartes dhe Çer Ndur.