A do të pranonte shkëmbimin e policëve me kriminelin Llune? Kurti: Ne nuk bëjmë pazare

Kryeministri Albin Kurti ka dalë ditën e sotme në konferencë për mediat, në lidhje me rrëmbimi ne 3 policëve nga forcat serbe.I pyetur nga gazetarët nëse do të pranonte një shkëmbim mes policëve dhe kriminelit serb Millun Millenkoviç, të arrestuar në Kosovë, Kurti e hodhi poshtë këtë mundësi teksa deklaroi se Kosova ëhstë një shtet ligjor demokratik. Sipas tij, Millun Millenkoviç është një kriminel me precedent të theksuar penalë dhe, nuk krahasohet me rasti ne rrëmbimit.Tre policët që janë rrëmbyer nga njësia speciale  e Serbisë kanë qenë aty në një rrugë që dikur ishte ilegale. Përballë tyre kanë pasur njësitë serbe, në anën tjetër ne e kemi një kriminel serb si Llune që nuk është bërë kriminel me 26 maj por ka dosje të trashë të shkeljeve ligjore të kryera në Kosovë. Në Kosovë ka sundim ligji, arrestimi i Llunes i ka hedhur në panik kriminelet. Ata nuk e kanë besuar se kjo do të ndodhte ndonjëherë. Nuk krahason këto dy raste, nuk bëjmë pazare ne kemi sundim ligji. Nuk dimë që Beogradi ka kërkuar shkëmbim, mos e përfaqësoni Beogradin, nuk keni nevojë të paraqisni një kërkesë të tyre karshi Kosovës. Për çfarë shkëmbimi po flisni, Kosova është vendi me lirinë më të madhe të mediave, por unë u kisha sugjeruar të mos flisni në emër të Begoradit se nuk i kontribuoni sigurisë në vendin tonë. Sa i përket mbledhjes së anuluar, e kam thënë në Syrivizion. Aty e gjeni përgjigjen“-tha Kurti.