Si mik i Kosovës dhe Serbisë…”/ Abazoviç vetëofrohet: Mali i Zi mikpritës i dialogut Prishtinë-Beograd

Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka oftuar që Mali i Zi të jetë mikëpritës i raundit të radhës për dialogun Prishtinë-Beograd.Përmes një postimi në Twitter pas një takimi me homologun e tij Albin Kurti, Abazoviç tha se promovimi i paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal është një nga synimet kryesore të politikës së jashtme të Malit të Zi, si vend mik i Serbisë dhe Kosovës.“Sapo përfundoi një bisedë e rëndësishme me Kryeministrin Albin Kurti. Si vend mik i Serbisë dhe Kosovës, por edhe i gjithë të tjerëve në rajon, Mali i Zi është gati të presë raundin e radhës të Dialogut Beograd-Prishtinë, me përfshirjen e zyrtarëve evropianë dhe amerikanë. Interesi ynë i përbashkët është të gjejmë një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët në një bisedë të hapur“, ka shkruar ai.