Interit i rikthehet fiksimi i vjetër, sërish në garë për ish-mbrojtësin e Juventusit

Interi vazhdon nga puna për të përforcuar mbrojtjen, duke kërkuar për zëvendësuesin e Shkriniarit.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, zikaltërit janë vendosur sërish në ndjekje të turkut, Merih Demiral.

Ai ka bërë mjaft mirë me Atalantën sezonet e fundit dhe duket se është gati për një aventurë të re dhe ideja e një kalimi te Interi e tundon atë.

Gjithsesi mes palëve ende nuk është arritur asgjë konkrete, teksa vijojnë bisedimet.