Një vepër arti”/ Del në shitje për çmimin marramendës shtëpia më e shtrenjtë në Amerikë (FOTO)

250 milionë dollarë shitet shtëpia më e shtrenjtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vila në fjalë ndodhet në Bel Air, një lagje shumë luksoze e Los Angelesit.Villa Encantada” është ndërtuar në vitin 1938 dhe është në pronësi të miliarderit, Gary Winnick.

Mediat e huaja shkruajnë se shtëpia historike, e cila mbulon një sipërfaqe prej mbi 3700 metra katrorë, mbante tashmë rekordin në vitin 1980 dhe më pas përsëri në vitin 2000.

Ndërkohë “Wall Street Journal” raporton se Winnick dhe gruaja e tij tani po përpiqen të mposhtin rekordin për herë të tretë, duke konkurruar me atë të mëparshmin në 2019-ën kur një tjetër, Ken Griffin, bleu një apartament nën çati në Billionaires’ Row në Nju Jork për 240 milionë.

75-vjeçari është shprehur se e konsideron rezidencën e tij si një Jackson Pollock ose një Pablo Picasso.

“Për mua është një vepër arti dhe kam qenë kujdestari i saj”, ka thënë miliarderi.