Liverpuli e nisi merkaton e verës duke transferuar kampionin e botës, Aleksis Mek Alister. Mesfushori argjentinas zgjodhi të vishte fanellën me numrin 10, teksa mundësia ka qenë që të zgjidhte edhe numrin 8.
Mesfushori ka pranuar se dëshira e tij është që të ketë 8, por te Liverpuli e ka refuzuar për shkak të peshës që fanella ka sipas tij. Në një intervistë për “Mirror” ai shprehet se numri që ka mbajtur Xherard, do t’i jepte shumë presion prandaj ka preferuar më shumë 10.
“Një ditë po flisja me babanë dhe më tha se çfarë numri do të zgjidhje te Liverpuli. E dija që janë disa numra të lirë, përfshirë 8 dhe 10. Numri 8 është shumë i rëndësishëm për historinë që Xherard ka bërë me të kështu që hezitova pak për këtë numër. Kështu, përfundova duke marrë numrin 10, por 8 është numër që më pëlqen shumë dhe ka shumë histori në klub”, u shpreh Mek Allister,