E KRYER/ Një tjetër yll drejt Arabisë, sulmuesi i Liverpulit firmos për tre vite

Roberto Firminjo është ylli i radhës që transferohet drejt Arabisë Saudite.

Siç bëjnë me dije mediat, sulmuesi brazilian tashmë ka firmosur për tre vite me klubin e Al Ahli.

31-vjeçari i dha fund aventurës me Liverpulin në fund të këtij sezoni, teksa tashmë është gati për një aventurë të re në Lindjen e Mesme, aty ku do të ketë shok skuadre ish-portierin e Çelsit, Eduard Mendi.