E KRYER/ Fituesi i “Tripletës” për stolin e PSG-së, trajneri i njohur firmos për dy vite me francezët

Luis Enrike do të jetë trajneri i ri i PSG-së, me kampionët e Francës që kanë pranuar kushtet e spanjollit.

Fituesi i “Tripletës” në vitin 2015 me Barcelonën ka firmosur për dy vite me parizienët dhe duket se është gati për këtë aventurë të re pas dështimit me Spanjën në Botërorin e Katarit.

Ai do të zërë vendin e Kristofe Galtie, shkarkimi i së cilit do të zyrtarizohet në ditët në vijim.