Injigo Martinez është zyrtarisht futbollisti më i ri i Barcelonës, me mbrojtësin spanjoll që vjen te katalanasit si një lojtar i lirë.
Ai i dha fund aventurës së tij me Atletik Bilbaon, teksa akordin me Barçën e kishte arritur një vit më parë.
32-vjeçari ka firmosur për dy vite me Barcelonën dhe pritet të bashkohet menjëherë me skuadrën e Çavit për fazën përgatitore.