Sulmuesi brazilian zbulon incidentin me Konten: Kërkova që të luaja më shumë, ja si më ndëshkoi

Antonio Konte u emërua pak kohë më parë si trajneri i Totenhemit por gjërat nuk shkuan shumë mirë me të në krye të stolit. Në skuadër kishte edhe të pakënaqur dhe një ndër to ishte sulmuesi brazilian Riçarlison.

Në një intervistë të dhënë asokohe, braziliani shprehej se meriton që të luajë edhe më shumë ndërkohë që këto deklarata nuk i kanë pëlqyer aspak trajnerit Konte.

“Kam pas bërë një gabim. Në një intervistë për mediat kërkova që të luaja më shumë. Më vonë i kërkova falje dhe i thashë që mund të më ndëshkonte por ai më tha se ishte bosi dhe realisht ma vërtetoi. Më ka qortuar para të gjithë skuadrës për më shumë se dy orë në një mbledhje”, u shpreh sulmuesi.