Kristian Pulisiç mund të konsiderohet zyrtarisht futbollist i Milanit. Mesfushori amerikan ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Milano dhe do të udhëtojë menjëherë në drejtim të qendrës mjekësore për të kryer vizitat e më pas për t’u zyrtarizuar.
Me mbërritjen në aeroport, Pulisiç ka përshëndetur edhe tifozët e Milanit me anë të një video mesazhi, duke u shprehur se ndihet shumë i lumtur për aventurën e re. Mesfushori i ka kushtuar Milanit 22 milionë euro, teksa largohet nga Çelsi për këtë eksperiencë në Itali.
“Përshëndetje tifozë të Milanit, jam unë Kristian Pulisiç. Sapo arrita në Milano dhe jam shumë i lumtur që jam këtu e mezi po pres të fillojmë”, shprehet Pulisiç në deklaratën e tij të parë si kuqezi.