Liga amerikane, MLS ka bërë një gafë epike në prezantimin e një prej yjeve të rinj të kampionatit, pikërisht Serxhio Buskets.Përmes një postimi në “Twitter”, MLS ka dashur të nderojë mesfushorin katalanas duke nxjerrë në pah të gjithë trofetë e fituar. Por fotoja e postuar nuk ishte e Buskets, por e Alvaro Arbeloas, ish-mbrojtësi i Real Madridit.Teksa e kuptuan gafën, administratori i faqes ka bërë një dozë autoironie: “Adminit i duhen syze të reja” është mbishkrimi i postimit tjetër, i cili tregon ngjashmërinë mes dy futbollistëve.Në fund kanë postuar futbollistin e duhur me mbishkrimin: Gjithçka që ai bën është të fitojë.