Jane siguruar foton e viktimës Nikolin Lekstakaj pak minuta pas vrasjes në Balldre të Lezhës.
Ai u qëllua me armë nga persona ende të paidentifikuar teksa po futej në një market në Balldre të Lezhës. disa persona janë shoqëruar në komisariatin e policisë së Lezhës në lidhje me atentatin e një dite më parë në Balldren.Mes të shoqëruarve ka persona nga fisi i Nikulajve, të cilët për shkak të hasmërisë mes dy fiseve Lekstakaj dhe Nikulaj, mbeten të dyshuarit kryesBurime bëjnë me dije se në dëshminë paraprake vëllai i viktimës Bled Lekstakaj është shprehur se ai sapo ishte kthyer nga Tirana dhe ka qenë duke qëndruar në shtëpi me nënën e tij në momentin që Nikolini i marrë makinën për të shkuar për të blerë diçka.Ai ka dëgjuar krismat e armës por nuk e ka besuar që mund të jetë vrarë i vëllai, më vonë është njoftuar mbi ngjarjen.
Kamerat e sigurisë në market ishin ndihma e vetme për grupin hetimor por sipas burimeve nuk e kanë kapur momentin e vrasjes për shkak të cilësisë së ulët të kamerave.
orë. Ndërkohë nga ana e policisë janë marrë në shqyrtim kamerat e sigurisë së bizneseve, megjithatë deri tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me atentatorët.Viktima nuk i druhej ndonjë atentati të mundshëm pasi lëvizte lirshëm. Ai i kishte shpëtuar dhe një atentati tjetër në vitin 2012 ku ishte vënë eksploziv në makinë dhe ende mbetet ngjarje e pa zbuluar