Të rrahur me litarë dhe rripa, fëmijët e dhunuar gjenden të mbyllur në kafaze kafshësh

Dy prindër në Shtetet e Bashkuara Kanë qenë autoritetet e Los Angelos që kanë publikuar pamjet e tronditëse ku fëmijët shfaqen të dhunuar, me shenja në trup dhe të mbyllur në kafaze.Në pamjet në fjalë është momenti kur oficerët hyjnë në dhomën e gjumit të shtëpisë ku gjetën gjashtë fëmijë të moshës 2 deri në 11 vjeç, vetëm me dy qentë.

Siç shihen edhe nga pamjet, dy nga fëmijët, djali 11-vjeçar dhe vëllai i tij 9-vjeçar, ishin të strukur brenda një kafazi që zakonisht përdoret për kafshët shtëpiake.

Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje të tmerrshme, oficerët thanë se djali 11-vjeçar kishte sy të nxirë dhe të ënjtur, shenja të shumta dhe mavijosje në të gjithë trupin e tij dhe ishte i dobësuar.Ndërkohë një prej fëmijëve i tha policisë se babai i tij e kishte rrahur me litarë, rripa dhe një tigan. Fëmijët fillimisht refuzuan të hapnin derën për oficerët, sepse ishin udhëzuar që të mos hapnin derën për të huajt.“Nuk jemi lënduar, jemi mirë”, tha njëri nga fëmijët. Pasi një polic e bindi fëmijën të hapte derën, ata i gjetën fëmijët në apartament me qen.