Ofertë për sulmuesin e Italisë, në radarët e Interit shfaqet dhe ylli kanadez

Interi mesa duket po mendon për Xhonatan Dejvid. Emri i sulmuesit të Lilës nuk është i ri për drejtuesit, e mbi të gjitha dihet që i pëlqen drejtorit Piero Auzilio prej të paktën tri vjetësh.

Sipas “La Gazzetta dello Sport” zikaltrit po vlerësojnë mundësinë e një sulmuesi dhe pas Balogunit, emri tjetër është ai i Dejvidit. Pavarësisht fiksimit për kanadezin, në radarin e zikaltërve vazhdon të qëndrojë Xhanluka Skamaka.

Sipas “Sky Sport”, Interi ka formuluar ofertën e parë për italianin e Uest Hemit, një ofertë që ka prekur 22 milionë eurot për ta blerë përfundimisht ish-lojtarin e Sasuolos, që nuk do të ishte kundër rikthimit të Serinë A.