Shpërthimi në Krujë, policia jep detaje: Tritoli plasi në asfalt, u dëmtuan xhamat e katër bizneseve

Policia ka dhënë detaje nga detaje shpërthimi me tritol në Krujë.

Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:25, në rrugën “Zim Zeneli”.Një sasi tritoli ka shpërthyer në asfalt dhe si pasojë janë dëmtuar xhamat e katër bizneseve përreth.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 03.08.2023, rreth orës 02:25, në rrugën “Zim Zeneli” (në asfalt) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e katër bizneseve përrethGrupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.