Kërcënonte 46-vjeçaren se do i publikonte pamje seksuale, ylli i “TikTok”-ut ndihmon nënën të vrasë të dashurin (FOTO)

Një yll i “TikTok”-ut dhe nëna e saj janë shpallur fajtore për vrasjen e një 21-vjeçari, pasi ai kërcënonte 46-vjeçaren që do t’i publikonte pamjet e saj seksuale.

24-vjeçarja Mahek Bukhari, e cila është e njohur në rrjetin social “TikTok” dhe e ëma, Ansreen Bukhari, u dënuan në Gjykatën e Kurorës së Leicesterit, pasi ata përplasen për vdekje të dashurin e 46-vjeçares.

Saqib Hussain po udhëtonte me “Skoda”-n e tij kur u përplas. Mjeti u nda në dysh dhe shpërtheu në flakë, ku gjithashtu mbeti i vdekur edhe miku i tij, Mohammed Hashim Ijazuddin, 21 vjeç.

Të dyja gratë, nga Tunstall, Stoke-on-Trent, mohuan dy akuzat për vrasje.

Juristët zbuluan se nënë e bijë i kishin bërë pritë të riut, pasi e kërcënonte se do të zbulonte materiale të vlerësuara me X që ai kishte filmuar gjatë lidhjes së tij afatgjatë me Ansreen, e cila është e martuar.

“Daily Star” shkruan se ata i kishin një lidhje për rreth tre vjet dhe Hussain “dukej se ishte i dashuruar” me të.