Endrit Nika e fshehu në bagazhin e makinës/ DETAJE nga krimi i rëndë: Argjentinasja hyri ilegalisht në Kosovë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Fushë-Kosovë më 31 korrik,  ku 27-vjeçarja argjentinase Maria Clara Urdangaray u hodh nga kati i 6 i hotelit nga i dashuri i saj.Sipas mediave, e reja dyshohet se ka hyrë në Kosovë në mënyrë ilegale, pasi i dashuri i saj, shqiptari Endrit Nika, e ka fshehur në bagazhin e makinës. E reja u fsheh për të kalaur kufirin pasi nuk ishte pajisur me vizë për të hyrë në Kosovë. Çifti kishte ardhur nga Zvicra, ku bashkëjetoni prej disa muajsh, në Fushë-Kosovë pasi Nika martonte të vëllain më 1 gushtNgjarja e rëndë ndodhi teksa dy të rinjtë ishin në hotel të dehur dhe janë përfshirë në një konflikt që ka degraduar në dhunë fizike nga të dy, pasi dhe Endrit Nika kishte gërvishtje dhe shenja goditjeje në gjioks.Sipas policisë, shqiptari nën efektin e alkolit dhe drogës e ka shtyrë vajzën nga ballkoni dhe ajo ka vdekur në vend.