“Rriti vlerën me 150%”, impakti i jashtëzakonshëm i CR7 në futbollin saudit, tani të gjithë yjet duan Arabinë

Arabia Saudite nuk di të ndalet, por ka një ofertë për çdo yll të futbollit botëror, një trend që nuk pritet të ndryshojë shpejt pasi projekti i drejtuesve saudit është të futen në top 10 më të mirë të kampionateve në botë. Pika e kthesës në këtë projekt ishte transferimi i C.Ronaldo-s tek Al Nassr, fakt që e konfirmon CEO i Saudi Pro League, Carlo Nohra:

“Që nga ardhja e tij, vetëm në gjysmën e sezonit, vlera e SPL u rrit me 150%. Gjëja më e dukshme, në nivel global, që Ronaldo ka pasur efekt, është imapkti që ky transferim pati tek lojtarët e tjerë, tani të gjithë duan të vijnë në kampionatin tonë. Një tjetër detaj, shpjegon CEO i Ligës Saudite, në intervistën e tij për La Gazzetta dello Sport, është transmetimi i kampionatit vendas. Që nga ardhja e tij, nga 45 vende ku transmetohej, kjo vetëm në vendet arabe, tani kampionati transmetohet në 170 vende të ndryshme. Sigurisht ky nuk është maksimumi pasi kemi mbështetje të pa kufizuar nga qeveria, pjesë e projektit Vision 2030 që synon përmirësimin e jetesës së qytetarëve saudit”, u shpreh ndër të tjera Carlo Nohra.