“Kam idhull Boatengun”, Çau: Më duket vetja si në ëndërr, Milanin e zbulova në… “Playstation”

Pas minutave cilësore me fanellën e Gjermanisë, Malik Çau po i jep vazhdimësi paraqitjeve edhe me klubin e tij. Tashmë ka konsoliduar pozicionin e titullarit në skuadër e për të gjitha ndryshimet e muajve të fundit ai ka folur në një intervistë ekskluzive për “SportBild”.

Një vit nga transferimi. Si ndiheni te Milani?
Ndonjëherë më duhet të pickoj veten. Ndihem sikur jam në ëndërr. Në aspektin sportiv, ndryshimi ka qenë shumë i madh. Në fillim gjithçka ishte e re dhe e vështirë, kryesisht për shkak të pengesës gjuhësore. Por Milani ka për çdo aspekt ekspertë të gatshëm për të ndihmuar. Qyteti është një ëndërr, njerëzit janë shumë të sjellshëm. Sa gjuhë flisni? Flas suomi (gjuha e Finlandës) dhe gjermanisht. Kuptoj pak volof (gjuha e folur në Mauritani, Gambia dhe Senegal). Në vitin e fundit po mësoj edhe italishten.

Sa rëndësi ka besimi fetar për ju?
Jam mysliman. Lutem pesë herë në ditë dhe mbaj Ramazan. Feja ime më jep forcë të madhe.

Si ka qenë impakti në një realitet si Milani?
E pabesueshme. Në “PlayStation”, kur isha i vogël, luaja një lojë të quajtur “Pro Evolution Soccer” dhe zgjidhja Milanin, sepse kishte Ronaldinjon. Kur pashë fanellën me logon e Milanit në vizitat mjekësore, nuk mund ta besoja. Isha jashtëzakonisht krenar dhe i lumtur në atë çast. M’u deshën disa javë për të kuptuar e për t’u bindur se isha një lojtar i Milanit.

Keni ndonjë ish-kuqezi në mendje?
Për nga stili më ka pëlqyer loja e Kevin-Princ Boatengut. Por edhe Ibrahimoviçi. Vitin im i parë në skuadër përkoi me të fundit të tij.

Si ka qenë raporti juaj?
Zlatan ishte personi i dytë që foli me mua pasi erdha te Milani. Isha në dhomën e peshave e ai m’u afrua. Unë jam i gjatë, por ai u ngrit mbi mua. Ishte një moment kyç. Isha i lumtur të ndaja dhomën e zhveshjes me një nga personalitetet më të mëdha në futbollin botëror ndër dekada. Ai më dha mirëseardhjen.

Çfarë mund të thoni për mbrojtjet e ekipeve italiane?
Në Itali janë shumë të rreptë, të saktë. Nuk ka rëndësi nëse bën 15 ndeshje të mira, italianët gjithmonë gjejnë diçka në të cilënmund të përmirësohesh. Te Milani nuk luajmë në mënyrë thjesht italiane. Por tifozët brohorasin për veprimet mbrojtëse si për golat. Pra, mbrojtja stërvitet në mënyrë të çmendur.

Ju si keni ndryshuar në këtë vit italian?
Jam bërë më i pjekur e marr mëshumë përgjegjësi. Jam më i sinqertë me veten dhe gjithashtu mëvetëkritik. Njohja e një klubi aqtë madh sa Milani ishte e pabesueshme dhe të shton ambicien.

Çfarë kujtoni nga ndeshjete para?
Për mua gjithçka filloi në ndeshjen kundër Totenhemit dhe Herri Kejnit. Kur dëgjova për herë të parë himnin e Ligës së Kampioneve, duke qëndruar në fushën e “San Siros”, u drodha. Jam jashtëzakonisht mirënjohës që mund t’i përjetoj të gjitha këto. Ndeshja e parë në shtëpi ishte e pabesueshme: në formacion, në Champions, kundër Kejnit.

Ku mund të mbërrijë Milani sivjet?
Kanë ardhur lojtarë të rinj dhe cilësia dukshëm është rritur. I kemi të gjitha kartat për një sezon pozitiv. Bilancet do t’i bëjmënë fund, por si skuadër jemi gati për çdo sfidë e çdo rival.