Personi në foto është Klajdi Bitri, 23-vjeçari që u vra në Itali teksa ndërhyri për të ndarë sherrin, ku ishte përfshirë një shoku i tij.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, ku shqiptari është vrarë me shtizë peshkimi nga një person me origjinë nga Algjeria.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën e Sirolos në Ancona për arsye banale. Shkaku ka qenë se makina ku ndodhej algjeriani nuk i jepte përparsi makinave të tjera, ndërsa vetë lëvizte shumë ngadalë. Ka pasur një përplasje fizike mes autorit dhe një personi, ndërsa shqiptari që ka mbetur i vrarë, kishte ndërhyrë për të “shuar” sherrin.
Shqiptari në përpjekje për të qetësuar gjakërat është qëlluar në gjoks me shtizë peshkimi nga algjeriani. Autori 30-vjeçar është arrestuar disa orë pas ngjarjes.
Autori 