Ish-futbollisti i njohur, Zherard Pike dhe partnerja e tij Klara Kia janë’ arratisur’ dhe po kalojnë pushimet e tyre të para në Dubrovnik.
Media e njohur spanjolle “Lecturas”, shkroi së fundmi për dyshen:
“Këto pushime janë vendimtare për ta, sepse ata janë përballur me sfida të shumta kohët e fundit, duke përfshirë konfliktet publike me ish-partneren e Pikesë, Shakirën. Një arratisje paqësore në Kroaci u dha atyre një pushim shumë të nevojshëm dhe një mundësi për të rifituar shpirtrat e tyre në shoqërinë e të dashurit e tyre”.
Kujtojmë se Shakira dhe Zherard i dhanë fund marrëdhënies së tyre pas 11 vitesh bashkë pasi ky i fundit e tradhtoi këngëtaren me Klara Kian partneren e tij aktuale.
Shakira nuk ishte celebruar kurrë me futbollistin, pasi ajo kishte pranuar publikisht se nuk dëshironte që ai ta shihte si “gruaja”, por si “e dashura e jetës”.
Pike kishte plane të tjera në këtë aspekt por u dorëzua përpara kërkesës së Shakirës ndonëse kishin dy fëmijë bashkë, derisa çifti u nda.