Kurrë mos thuaj kurrë, Maignan: Jam lojtar i Milanit. PSG? Të ardhmes nuk i dihet

Kurrë mos thuaj kurrë. Kjo është motoja e Mike Maignan, portierit të Milanit,  i cili ka futur në mendime tifozët kuqezi në një intervist të dhënë në një event bamirësie në Villiers-le-Bel në Francë.

“A do të jem unë pjesë e PSG? Jam nën kontratë me klubin e Milanit. Unë jam parisien dhe në futboll nuk i dihet kurrë së ardhmes.

Shorti i Champions League me PSG, Newcastle dhe Borussia Dortmund- “Kam luajtur kundër PSG kur isha pjesë e Lille në Ligue 1. Do të jetë një ndeshje krejt tjetër kjo që do të vijë. Janë sfida fantastike dhe me shumë emocion” – tha ai.