Reperi i njohur, Stresi, zbuloi së fundmi se është në një lidhje dashurie. Ai ndau me ndjekësit në “Instagram” një fotografi ku shfaqej krah partneres së tij.
Pavarësisht se postoi foto me të dashurën, Stresi u kujdes që të mbulonte portretin e saj, duke e mbajtur mister identitetin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën.
Por duket se është zbuluar se kush është vajza në fjalë. Ajo quhet Erzenida dhe është 18 vite më e vogël se reperi, ajo ka mbushur 18 vjeç në muajin korrik, shkruan “albeu”.
Kujtojmë se para Erzenidës, Stresi ka qenë në një marrëdhënie me Keisin. Ndonëse marrëdhënia e tyre ka patur uljet dhe ngritjet e veta reperi në asnjë moment nuk ka kursyer deklaratat e dashurisë për Keisin dhe ka treguar se sa e rëndësishme është ajo për të duke theksuar se vendin e saj s’do e zërë askush.