Të pandalshëm, shqiptarët ‘mbretërit’ e drogës në Amerikën Latine

Shqiptarët po bëhen protagonistët e trafikimit të kokainës nga Amerika Latinë në Europë. Një mega-operacion antidroge i Antimafias dhe Antiterrorizmit italian në bashkëpunim me Autoritetet e Guardia di Finanza Italiane ka çuar në ekzekutimin e 17 urdhër-arresteve, 13 nga të cilët janë italianë dhe 4 shqiptarë.Tre të arrestuarit janë vetëm disa nga shqiptarët që janë përballur me drejtësinë në vendet e Amerikës Latine. Në pak vite, shqiptarët arritën të dominonin tregun e drogës dhe të fitonin territor ndaj mafias italiane. Sipas ish-drejtuesit më të lartë kundër narkotikëve në Agjencinë Kombëtare të Krimeve (NCA), Tony Saggers, celësi i suksesit tek shqiptarët sipas Saggers është aftësia e tyre për të bërë ujdi personalisht me njerëz në Amerikën Latine.Ai thotë se çmimi i drogës rritet gradualisht që nga marrja në xhunglat kolumbiane, pastaj në portet e Amerikës Jugore, përmes oqeanti Atlantik, për në portet europiane të Antëerp dhe Rotterdam. Nga aty zbret dhe dërgohet për shitje në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar.

Në një konferencë, ai tha se shqiptarët kanë zhdukur rivalët për një arsye shumë të thjeshtë: Ata kanë krijuar marrëdhënie direkte në Amerikën Latine, rajoni ku prodhohet më së shumti kokaina në botë.

“Shqiptarët kontrollojnë kokainën nga Amerika Latine deri në tregun tonë në Britani”, thotë Saggers. “Ata kanë plan-aftagjatë për të arritur drejt suksesit. Janë pasuruar dalëngadalë. Tani dominojnë çmimet e tregjeve të drogës duke i shitur në çmimet më të ulëta. Nuk ndikojnë në pastërtinë e drogës dhe kanë vendosur baza në Europë. Të gjithë këtë e kanë bërë ngadalë, në mënyrë efiçente dhe të qëndrueshme”, tregon ai.