Çelsi mendon rikthimin e bujshëm, Armando Broja mund të ketë shok skuadre legjendën e “Bluve”

Duket se Çelsi nuk e ka mbyllur ende me merkaton, me “Blutë” që janë gati të bëjnë një rikthim të bujshëm.

Siç bëjnë me dije mediat pranë klubit londinez, drejtuesit kanë nisur bisedimet me Eden Hazard, i cili është pa skuadër pas ndërprerjes së kontratës me Realin e Madridit.

Edhe pse nuk shkëlqeu te “los blancos”, sulmuesi belg konsiderohet si një legjendë e Çelsit, i cili ka ndihmuar shpesh “Blutë” të fitojnë tituj të ndryshëm.

Ende nuk ka asnjë shenjë nga 32-vjeçari, i cili si opsion shikon edhe tërheqjen nga futbolli i luajtur.

Gjithsesi nëse ky transferim ndodh, atëherë Armando Broja do të ketë shok skuadre një nga legjendat e klubit të tij të zemrës.