Disfatë historike në Serinë A për Empolin e shqiptarëve, kjo statistikë negative nuk ishte regjistruar kurrë më parë

Mbrëmje makthi për Empolin e Etrit Berishës, Ardian Ismajlit dhe Stiven Shpendit, që u mposhtën me rezultatin 7-0 nga Roma e Zhoze Murinjos. 

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e këtij klubi që të pësonte më shumë se 5 gola në një ndeshje të Serisë A, teksa disfatë 7-0 e regjistruar mbrëmjen e sotme, ka lënë të shtangur të gjithë tifozët e Empolit.  

Ndërkohë për sa i përket Romës, hera e fundit që kryeqytetasit triumfonin me rezultatin 7-0 në kampionat ishte 19 nëntori i vitit 2006, kur shpartallonin Katanian, skuadër që tashmë militon në Serinë C italiane.