Duel tepër emocionues dhe i luftuar, ai i mbrëmjes së djeshme mes Osasunës dhe Atletikos Madridit, që përfundoi me rezultatin 0-2 për skuadrën e Diego Simeones. Për të zhbllokuar duelin, mendoi Grizman në minutën e 20-të, që realizoi nga një kënd thuajse i pamundur, duke dërguar në dhomat e zhveshjes kryeqytetasve me epërsinë e një goli. Për golin e sigurisë mendoi Rikuelme në minutën e 81-të, ndërkohë që në minutën e 85-të, u regjistrua në moment tensioni me protagonistë Moratën dhe Avilan, që u ndëshkuar të dy me karton të kuq. Futbollistët u tradhtuan nga nervat, duke u përjashtuar nga gjyqtari. Me triumfin e sotëm, Atletiko e Madrdit u ngjit në kuotën e 13 pikëve në 6 ndeshje, teksa duelin e radhës do e luajnë në shtëpi ndaj Kadizit.