Jennifer Lawrence u rishfaq në Paris më 27 shtator për të marrë pjesë në shfaqjen e modës Dior Haute Couture Pranverë – Verë 2024. Aktorja tërhoqi vëmendjen e fansave për pamjen e saj të re, veçanërisht buzët, të cilat dukeshin më voluminoze se më parë.
Në rrjetet sociale, shumë përdorues komentuan ndryshimin në fytyrën e Lawrence, duke spekuluar nëse ajo kishte bërë fillera në buzë. Të tjerë thanë se ndryshimi mund të jetë thjesht për shkak të ndriçimit ose grimit. Deri më tani, aktorja as i ka konfirmuar dhe as mohuar spekulimet për ndërhyrjen e saj të mundshme kozmetike.