Interi gjen sponsorin e të ardhmes, 25-30 milionë euro do të vijnë nga…

Janë konfirmuar zërat për një marrëveshje mes Interit dhe “Qatar Airways”, me linjën ajrore që do të bëhet linja e fluturimit të klubit, të paktën për momentin.

Deri në zyrtarizimin e negociatave, diskutimi mund të zgjerohet në të ardhmen si një partner gjithmonë e më kryesor.

Nëse nuk do të gjendet në të ardhmen marrëveshja me “Paramount+” për rinovimin e marrëveshjes si sponsori kryesor i fanellës, atëherë linja ajrore e Dohas mund të marrë vendin e kompanisë amerikane.

Interi synon të marrë 25-30 milionë euro nga sponsori i radhës, ndërkohë që këtë sezon nga “Paramount +” fiton 15 milionë euro plus 5 milionë euro në formë bonusesh.