Arabia Saudite ka shpallur kandidaturën për të mirëpritur Botërorin e vitit 2034, por duket se do të ketë një shqetësim nga Azia.
Këtë e ka bërë me dije ish-presidenti i Interit, Erik Tohir, i cili mban postin e presidentit në Federatën Indoneziane të Futbollit.
Ai u shpreh se Indonezia së bashku me Australinë kanë diskutuar për të organizuar eventin më të madh futbollistik në planet dhe interes ndaj kësaj kanë shfaqur dhe Malajzia me Singaporin, të cilat janë gati t’i bashkohen kësaj nisme, për të mirëpritur një Kupë Bote në katër shtete.
“Ne jemi të fuqishëm mjaftueshëm. FIFA do e kuptojë që Lindja e Mesme e ka mirëpritur Botërorin vitin e kaluar dhe jam i sigurt që duan të bëjnë diçka ndryshe”, u shpreh Tohir.