Vlerësimet/ Mediat çeke të pamëshirshme pas humbjes në Shqipëri, e mbushin me nota 4 ekipin e tyre

Humbja 3-0 në Shqipëri konsiderohet si një natë e zezë për futbollin çek.

Kjo ka bërë që mediat çeke të shpërthejnë ndaj kombëtares së tyre duke mos kursyer asnjë nga lojtarët. Në vlerësimet e bëra nga “sport.cz” mbizotërojnë notat negative për futbollistët e Çekisë, pasi kanë vënë pikëpyetje mbi kualifikimin në “Euro 2024”.

Ja notat për lojtarët e Çekisë:

Jiri Pavlenka – 5

Tomas Holesh – 4

Jakub Brabek – 4

Ladislav Krejçi – 5

David Jurashek – 4

Vladimir Kufal – 4

Tomas Suçek – 4

Mikal Sadilek – 4

Vaclav Cernji – 4

Mojmir Çutil – 4

Jan Kushta – 5

Lukas Provod – 4

Tomas Çvançara – 5

Adam Hlozhek – 4