Historike dhe e papritur në Gjermani. Bajern Mynih është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë, pasi u mund nga skuadra e ligës së tretë, Sarbryken me rezultat 2-1.Bavarezët kaluan në epërsi në minutën e 16-të me Tomas Myler, por Sarbryken nuk u dorëzua dhe barazoi shifrat në minutën e parë shtesë të pjesës së parë me anë të Patrik Sontheimer.Pjesa e dytë mbeti e barabartë deri në fund të kohës së rregullt, por në minutën 90+6 Marcel Gaus i bën “gjëmën” Bajernit duke shënuar golin e dytë, pas asistit të dhënë nga Tim Civeja, dhe eliminuar bavarezët nga Kupa e Gjermanisë. Kjo është një tronditje për bavarezët, që eliminohen nga kompeticioni i dytë më i madh në Gjermani.