“Më thirrën për një çështjen time”/ U paraqit në SPAK, flet deputeti Agron Çela: Për dosjen CEZ-DIA…

Deputeti i PS-së, Agron Çela ka shkuar mëngjesin sotëm (14 nëntor) në Prokurorinë e Posaçme.Ai mbërriti i vetëm në ambientet e SPAK dhe pas dy orësh brenda Prokurorisë së Posaçme është larguar.

Agron Çela mohoi pretendimet se u thirr në SPAK për dosjen CEZ-DIA.

Deputeti i PS-së deklaroi për gazetarët se ishte Prokurorinë e Posaçme “për punët e mia”.

“Isha për punët e mia. Kastriot Ismailajn nuk e njoh, kush është ky. Nuk di gjë për dosjen CEZ-DIA. Me Ilir Metën kam marrëdhënie shumë të mira”, është shprehur Çela.

Raportohet se deputeti socialist është paraqitur edhe ditën e djeshme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, por nuk u mor në pyetje.