Oferta nga Bajerni, Liverpuli dhe Reali, Çabi Alonso pranon se ka klauzolë pro…

Çabi Alonso, trajneri aktual i Leverkusenit, shihet si pasuesi ideal i Ançelotit te Reali.

Gjatë një interviste për “Universo Valdano” tekniku spanjoll e ka pranuar tërthorazi se ka një klauzolë largimi nga Leverkuseni, nëse në adresë të tij do të ketë oferta nga tri klube, Bajerni i Mynihut, Liverpuli dhe Reali i Madridit.

“Klauzolë largimi? Këto janë çështje kontrate, unë jam i kënaqur në Leverkusenin”, tha ai.