Thashetheme për një trekëndësh dashurie, lëvizjet e futbollistit të Sitit zemërojnë… partneren

Sipas asaj që raportoi “The Sun”, futbollisti anglez takoi Laurin Gudman javën e kaluar, ish-partneren e tij me të cilën ka një djalë tre vjeç, të quajtur Kairo.  

Një veprim i tillë i futbollistit ka zemëruar partneren aktuale të lojtarit dhe së fundmi ka zëra për një divorc.  Pavarësisht debatit me gruan e tij, Anie, Uoker konfirmoi se çifti është bashkë:   

“Nuk jemi ndarë, jam këtu në shtëpinë e familjes time apo jo?”. Gjithsesi, lëvizjet e fundit të anglezit kanë lëkundur jo pak besimin e partneres…