Pretendon se është kërcënuar me armë, zbardhen të tjera dëshmi nga efektivi i policisë në Lezhë: Të maskuarit erdhën me një fuoristradë dhe…

Punonjësi i policisë së “Shqiponjave” në Lezhë 22-vjeçari me inicialet Dh.M gjatë natës së mbrëmshme është kërcënuar me armë.Kete fakt e ka bere me dije vet i punonjësi i policisë në denoncimit qe ai ka bere pranë komisariatit.Ai pretendon se një automjet tip fuoristradë me dy personat e maskuar në të i janë afruar dhe kanë qëlluar në ajër, ndërsa edhe vete ai i është kthyer duke shtënë një herë me pistoletën e shërbimit.Policia menjëherë ka ngritur grupin hetimor ne lidhje me ngjarjen ndërsa po heton pistën e kërcënimit për shkak të detyrës si dhe atë të improvizimit nga ana e punonjësit të policisë.