Ylli i Juventusit tremb “zonjën”, mungon sërish në stërvitje

Pas mungesës në ndeshjen e barazuar kundër Xhenoas, Adrien Rabio, i cili u cilësua si i rikuperuar nga stafi mjekësor dhe Masimiliano Alegri përpara sfidës, ka munguar edhe ditën e djeshme në seancën stërvitore, duke ngritur jo pak panik në radhët e tifozëve.

Mesfushori francez, lideri i repartit bardhezi, kishte pësuar një goditje në brinjë, por nuk mendohej se ajo do të kishte qenë kaq e fortë sa ta mbante kaq gjatë jashtë.

Madje, në “Kontinasa” ka thashetheme se ai mund të jenë në rrezik edhe për transfertën me Frozinonen, një takim që nuk duhet gabuar kurrsesi, duke parë se tashmë Interi, i cili ka zgjeruar diferencën në 4 pikë, po bën prova arratie në titull dhe Juvja është e dënuar që të reagojë, nëse kërkon të ëndërrojë kampionatin.