Nuk është një tatuazh i lehtë për t’u bërë, pasi në të janë përfshirë momente historike të legjendave Pele, Majkëll Xhordan, Kobi Brajant dhe Muhamed Ali. Ndërkohë, në pjesën e sipërme është një person me syze që shfaqet i qeshur.
Tifozëve u ka bërë përshtypje pikërisht kjo figurë e fundit, pasi të tjerët dihet që janë njerëz për të cilët Vinicius ka thënë se inspirohet në karrierën e tij.
Ndaj në rrjetet sociale ka nisur tashmë debati se kush është personi tjetër që Vinicius ka zgjedhur të mbajë gjithmonë si imazh në shpinën e tij.