Sali Berisha ndodhet në “arrest shtëpie” pasi akuzohet për “Korrupsion pasiv”, për aferën e ish-kompleksit Partizani.
Oficerët e policisë kanë shkuar për kontroll këtë mëngjes në banesën e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Kujtojmë se Sali Berisha ndodhet në “arrest shtëpie” pasi akuzohet për “Korrupsion pasiv”, për aferën e ish-kompleksit Partizani.
Shefi i Sektorit të Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës është pjesë e kontrollit që bëhet si pjesë e procedurës, pasi Gjykata e Posaçme Antikorrupsion caktoi në 30 dhjetor arrest shtëpie me mbikëqyrje policore për ish-kryeministrin.